The speaker, Alexander the Great, is addressing his discontented soldiers who wish to return home. He recounts his and his father's achievements, highlighting how he transformed them from humble villagers into rulers of vast territories and wealthy empires, questioning their loyalty and courage in the face of his immense sacrifices and their own gains.
Mind Map
Zum Vergrößern klicken
Klicke, um die vollständige interaktive Mind Map zu öffnen
Cfare do ju them tani, nuk ja u them qe t'ju ndaloj se kthyeri mbrapsht ne shtepi. Per mua,
ju mund te shkoni ku te doni. Por dua qe ta dini si jeni sjelle ndaj meje, dhe si
ju kam trajtuar une.
Do filloj, sic eshte e drejte, me tim ate Filipin.
Kur ju gjeti ai, ju ishit fshatare te thjeshte, te veshur me lekure kafshesh, qe kujdesisht per delet
ne shpatet e maleve, ku mezor mbronit veten nga fqinjet.
Nen drejtimin e tij, filluat te jetoni ne qytete, me ligje dhe tradita te mira. Dhe ai ju transformoi nga
skllever ne padrone mbi po ata barbare qe dikur ju plackisnin tokat.
Pushtoi pjesen me te madhe te Trakes, ku mori portet me te mira qe te kishte tregeti dhe mireqenie,
si edhe futi minierat ne pune.
Thesalianet - dikur ju tmerronin! Tani, jemi ne qe i zoterojme!
Athinasit dhe Tebet, gjithmone duke kerkuar per nje shans per te sulmuar Maqedonine, u perulen
aq shume - une vete duke luajtur nje rol te vogel ne ate lufte - sa nuk marrin me haraç
nga Maqedonia, por varen tek ne per mbrojtjen e tyre.
Im ate shkoi ne Peleponez dhe e vuri ne vije. Me pas u deklaruar komandant
suprem i gjithe Grekeve ne luften kunder Persianeve - nje nder
jo vetem per te, por per te gjithe Maqedonasit.
Kjo eshte cfare beri im ate Filipi per ju. Arritje te medha padiskutim, por te vogla
kur krahasohen me cfare keni fituar fale meje!
Une kaperceva Helespontin, edhe pse atehere Perset akoma komandonin detin.
Mposhta satrapet e mbretit te madh Darius, dhe ju bera zoter te Jonias, Aeolisit, Frigias,
Lidias, dhe Miletusin qe e morem me rrethim kalaje.
Pjesa tjeter u dorezuan vete, dhe pasuria e tyre u be juaja.
Gjithe thesaret e Egjiptit dhe Cirenit, qe i fitova pa asnje beteje te vetme, jane tashme tuajat. Siria,
Palestina, Mesopotamia, Babilonia, te gjitha ju perkasin juve! Pasuria e Lidias, thesaret e Persise,
xhevahiret e Indise dhe detit te metejshem. Tani jeni ju satrape. Jeni gjenerale,
dhe kapitene. Cfare kam mbajtur per vete, pervec ketij manteli vjollce dhe kurores?
Asgje. Asnje burre nuk mund t'i vere gishtin pasurise time personale, vec asaj qe ne mirebesim e mbaj per ju te gjithe.
Dhe cfare do beja me ate pasuri gjithsesi? Une ha cfare hani ju. Nuk pushoj me shume se ju.
Shume nete i kam kaluar duke bere roje, qe ju te mund te flinit rehat.
Kush nga ju mendon qe ka punuar per mua, me shume sec kam punuar une per te?!
Forca pra! Nese keni vraga, zhvishuni dhe m'i tregoni. Do t'ju tregoj dhe une te miat.
Nuk ka asnje pjese te trupit tim, nga para te pakten, qe nuk eshte plagosur.
Trupi im eshte plagosur nga cdolloj arme qe mund te mendoni - shpata, shigjeta, gure,
dhe dru.
Te gjitha per hir te jetes tuaj, lavdise tuaj, dhe pasurimit tuaj.
Dhe prape ja ku jam, duke ju drejtuar, si pushtues i tokes dhe i detit, lumenjve, maleve, dhe
fushave.
Kemi festuar martesat bashke. Shume prej femijeve tuaj do jene kushurinj
te atyre te minj.
Ju kam lare borxhet, pa ju pyetur si keni ngelur borxh, edhe pse paguheni
mjaft mire dhe plackisni cdo qytet qe pushtojme.
Shume prej jush veshin kurora te arta - medalje kurajoje dhe nderi qe ja u kam dhene une.
Secilin prej nesh qe eshte vrare, qe ka vdekur si luftetar, e kemi varrosur me nderime te plota. Shume burra
tashme jane perjetesuar me statuja bronzi ne Maqedoni. Familjet e tyre jane nderuar, dhe nuk paguajne taksa.
Nen udheheqjen time, asnje burre nuk ka vdekur duke ja mbathur nga armiku.
Dhe tani doja te dergoja disa prej jush, te cilet jane plagosur, apo gjymtuar, apo plakur,
qe te mirepriteshin si heronj ne shtepi.
Por meqe doni qe te ktheheni mbrapsht te gjithe, atehere te gjithe ju - largohuni!
Kthehuni mbrapsht dhe thuajini qe mbreti juaj, Aleksandri, pushtuesi i Perseve, Medeve, Baktrianeve,
dhe Skithianeve;
qe tani zoteron mbi Parthianet, Korasmianet, dhe Hirkanianet qe shtriqen deri te deti Kaspik;
i cili ka marshuar mbi malet Indiane, qe kaloi lumenjte Oksi dhe Tanais,
edhe lumin Indus - i pari qe e kaloi pas Dionisit vete. Do kisha kaluar edhe
Hifasis gjithashtu, neqoftse ju nuk do ishit zmbrapsur nga frika...
... i cili lundroi ne detin e madh nga goja e lumit Indus, qe kaloi shkretetiren e
Gedrosise, ku asnje ushtri s'kishte kaluar me pare. Qe mori Karmenine, teksa flota ime lundronte
ne gjirin Persik...
Kur te ktheheni ne shtepi, tregojuni te gjitheve si kur arritet ne Susa, ju e braktiset
mbretin tuaj dhe u kthyet mbrapsht. Duke e lene nen mbrojtjen e te huajve qe kishit pushtuar.
Ndoshta kjo histori do duket e lavdishme ne syte e njerezve, dhe me vlera ne syte
Kthehuni!
Klicke auf einen beliebigen Text oder Zeitstempel, um direkt zu dieser Stelle im Video zu springen
Teilen:
Die meisten Transkripte sind in unter 5 Sekunden bereit
Mit einem Klick kopieren125+ SprachenInhalt durchsuchenZu Zeitstempeln springen
YouTube-URL einfügen
Gib den Link eines beliebigen YouTube-Videos ein und erhalte das vollständige Transkript
Transkript-Extraktionsformular
Die meisten Transkripte sind in unter 5 Sekunden bereit
Unsere Chrome-Erweiterung installieren
Transkripte abrufen, ohne YouTube zu verlassen. Installiere unsere Chrome-Erweiterung und greife mit einem Klick direkt auf der Wiedergabeseite auf das Transkript jedes Videos zu.